Logo

LIPO Treatment

Metoda e vetme farmakologjike!

A jeni të gatshëm për ta pranuar sfidën?

Trajtimi dietoterapik për dobësim me formulë të veçantë me proteina dhe me fibra bimore (glucomannan) i miratuar nga Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore - EFSA.

A është ky trajtim i sigurt për shëndetin tim?

Për njerëzit që nuk kanë kundërindikacione, ky trajtim është plotësisht i sigurt dhe i besueshëm për shëndetin. Suplementet që përdorni (LipoAlpha dhe LipoBeta) janë prodhuar në EU (Gjermani) sipas standardeve më të larta, dhe janë të regjistruara në Republikën e Maqedonisë, në ministrinë kompetente, ku i kanë kaluar të gjitha kontrollet dhe analizat e nevojshme.

Rënia e shpejtë në peshë nuk është e mirë për shëndetin tim?

Rënia e shpejtë në peshë është e rrezikshme nëse është pasojë e ndonjë çrregullimi shëndetësor ose e ndonjë diete reduktuese, e cila nuk ia siguron trupit të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme, gjë që e bën trupin të ndihet i uritur dhe nuk i merr kaloritë e mjaftueshme, me çka shkaktohet uri, marramendje, lodhje, dobësi, ndjeshmëri ndaj të ftohtit, mungesë të ambicies etj. Për protokollin është e rëndësishme të dihet se marrja ditore e kalorive është në nivelin e nevojave individuale të organizmit, se bashkë me dietën merren suplemente që i kompensojnë vitaminat, mineralet dhe mikronutrientët e tjerë. Gjëja më e rëndësishme është që personi të ndihet mirë dhe të mos ketë pasoja shëndetësore pas trajtimit.

Kush mund t'i nënshtrohet trajtimit të liposuksionit joinvaziv?

Trajtimi është i dedikuar për personat me mbipeshë, të moshës mbi 14 vjeç. Mund të përdoret njëlloj nga meshkujt dhe nga femrat. Është e rëndësishme që pacienti të mos ketë probleme të tjera serioze shëndetësore, me përjashtim të atyre që janë pasojë e vetë obezitetit (tensioni i lartë i gjakut, probleme me tretjen etj.). Para trajtimit, konsulenti i liposuksionit do të vlerësojë nëse ka dyshime për ndonjë kundërindikacion.

Konsultim
falas