Logo

Protokolli i liposuksionit joinvaziv

Protokolli i liposuksionit joinvaziv është i destinuar për personat që kanë marrë vendim të prerë dhe që janë seriozë në synimin për të qenë të kënaqur me pamjen dhe shëndetin e tyre. Fakti që disa kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm, është provë për të tjerët se edhe ata munden. Shpesh themi me vete se duam të humbim peshë, por të gjitha janë vetëm dëshira, arsyetime ose përpjekje të këqija/të pasakta. Fjala "dietë" na asocion vetëm me urinë, rraskapitjen dhe rikthimin e peshës. Por ekziston një mënyrë për të rënë në peshë shpejt, pa uri, dhe pa efektin yo-yo. Ekziston një thënie e vjetër: "I forti mbështetet në vullnet, i dobëti në dëshirë". Por nëse doni të humbisni peshë, duhet të jeni aq të vendosur, sa të jeni gati të hiqni dorë nga gjithçka që ju pengon. Kjo nuk do të thotë të heqim dorë nga ushqimi, përkundrazi, do të thotë të heqim dorë nga ajo që hamë, dhe që nuk është ushqimi ynë natyral.

Mbipesha është pasojë e çekuilibrit në rregullimin hormonal të metabolizmit, i cili vjen si pasojë e konsumimit të ushqimit jonatyral, të përpunuar, të mbushur me kalori të zbrazëta, niseshte të lira dhe ngjyra, aroma dhe shije artificiale. Trupi ynë nuk ka nevojë për kalori të tilla të zbrazëta, ndaj për shkak të efektit të tyre të skajshëm në hormone dhe veçanërisht në insulinë, ai thjesht i ruan ato në formën e rezervave yndyrore. Ruajtja e tepërt e qelizave yndyrore nuk mund të parandalohet me aktivitet fizik, as duke reduktuar kaloritë, por duke zgjedhur ushqimin e duhur për të ngrënë.

Protokolli për liposuksionin joinvaziv u lejon njerëzve që kanë probleme me akumulimin e tepërt të indit dhjamor ta detyrojnë trupin, që nëpërmjet aktivizimit të metabolizmit të yndyrës, të ushqehet me rezervat e veta të yndyrës.


Të ushqyerit
liposuksiv

Të ushqyerit liposuksiv

Dieta e liposuksionit (Liposuksion joinvaziv) është një trajtim dietik për rënie në peshë me ndihmën e aminoacideve dhe fibrave bimore në suaza të dietës mesdhetare me kalori të ulëta. Ai bazohet në një mekanizëm të mobilizimit të rezervave të yndyrës dhe të shndërrimit të tyre metabolik në energji nëpërmjet nјë protokolli katërmbëdhjetëditor me të cilin mund të humbet 7-10% e masës fillestare trupore. 

"Të "detyrohet" trupi që të ushqehet me rezervat e veta të yndyrës!"

Gjatë ditës merren aminoacidet dhe fibrat bimore në formën e një solucioni të shijshëm, ndërsa ushqimi kryesor është darka e cila përbëhet nga perimet dhe mishi. Rol të veçantë luajnë fibrat bimore "konjac glucomannan", të cilat fryhen në lukth duke thithur një sasi të madhe lëngjesh, mbushin lukthin dhe krijojnë ndjesinë e ngopjes, prandaj kjo metodë është miratuar nga EFSA (Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore). Protokolli nënkupton një plan të thjeshtë dietal dhe mjete ndihmëse për humbjen e peshës (pluhur për tretje dhe kapsula për 14 ditë).

Konsultim
falas